Foto: Koha / ilustrim

Me Kosovën e Re, do të shtrenjtohet rryma

1 Janar 2017 - 12:54      

Kryeministri Isa Mustafa, në një bisedë për KosovaPress, foli edhe për çështje me rëndësi për qytetarët.

Faturat e larta të energjisë elektrike dhe gjasat për ngritje të tyre me investimet në Termocentralin e re, kryeministri Mustafa tha se po bënë përpjekje maksimale që qytetarët të mos ngarkohen me shpenzimet që vijnë të faturuara nga Rregullatori.

“Kemi konsultime të kohëpaskohshme në çështjen për disa balance të cilat ky rregullator duhet t’i aprovojë dhe t’i bëjë , por do të bëjë përpjekje maksimale që qytetarët të mos ngarkohen, në afat të shkurtër. Ndërsa në afat gjatë ne duhet të gjejmë zgjidhje që edhe ngrohja e qytetarëve edhe disa shpenzime të mos jenë shpenzime të lidhura drejtpërdrejtë me energjinë elektrike, të shfrytëzohen burime të tjera alternative ashtu siç është vepruar këtu në Prishtinë me shfrytëzimit e avullit të ujit për ngrohje të qytetarëve, gjë që po vjen shumë më lirë dhe është shumë më efikase, kemi tani edhe një shumë të mjeteve që janë të destinuara për këtë Ngrohtoren në kryeqytet dhe ngrohtoren në Gjakovë, por jemi shumë të interesuar që këtë sistem ne ta zgjerojmë dhe ngadalë përmes saj pastaj të ndikojmë, jo drejtpërdrejtë në rënien e ngarkesës së buxhetit familjar për ngrohje, por edhe të çmimit të energjisë elektrike. Më shumë nuk mund të paralajmëroj tani, por duhet të kemi parasysh që edhe ndërtimi i termocentralit të ri, Kosova e Re, mund të përcillet pra me probleme në çmimin e energjisë elektrike sepse vetë investimet që parashihen të bëhen, parashohin që edhe çmimi i energjisë elektrike mund të jetë më i madh. Por është një kohë më e largët sepse nuk mund të bëhet më shkurt se për pesë vjet dhe deri atëherë unë mendoj që edhe standardi i qytetarëve do të ngritët dhe portofolia e tyre familjare do të jetë më e pasur në mënyrë që të mund të i përballojnë këto shpenzime”, ka thënë kryeministri i Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...