Foto: Koha / ilustrim

“S’ka FSK pa votat e serbëve – e thotë Kushtetuta”

1 Janar 2017 - 12:49      

Kreu i ekzekutivit të Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për Kosovapress, ka folur për çështjen e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Ai thotë se nuk janë duke i përkëdhelur serbët, por me patjetër u duhen votat e tyre në Kuvend. Nga ana tjetër, Mustafa pranon se serbët që janë pjesë e koalicionit të tij qeverisës janë pa vullnet politik, dhe sytë e veshët vazhdojnë t’i mbajnë nga Beogradi.

“Tash unë nuk po ta shfrytëzoj këtë shprehje për hatër, por po vlerësoj që mirë po thua sepse nganjëherë lihet përshtypja në opinion se kështu ne po i përkëdhelim serbët dhe tash për hatër të tyre po e pësojmë. Në të vërtetë nuk është për hatër të tyre, por është për mungesë të vullnetit të tyre që ata të votojnë. Ky është problemi sepse ne duhet t’i kemi dy të treten e votave në Kuvend, që nënkupton se duhet të kemi 80 vota së paku. Sa i përket votave të shqiptarëve jam i bindur se në këtë aspekt nuk dallojnë fare dhe të gjithë deputetët shqiptarë do ta votojnë, nuk dyshoj fare mirëpo është problem që duhet të kemi edhe dy të tretën e votave të minoriteteve ose të deputetëve jo shumicë me u shprehë në mënyrë kushtetuese që nuk i kemi sepse duhet të kemi së paku 14 vota, do të thotë 11 në Kuvend prej të 20 janë të listës serbe. Prandaj në këtë aspekt ne kemi bërë përpjekje deri tani të bisedojmë me Listën, të bisedojmë edhe me anëtarët e Qeverisë nga Lista Serbe që janë në Qeveri në mënyrë që t’i bindim që ata të votojnë, kemi pasur disa takime disa biseda ju kemi dhënë gati të gjitha materialet dhe ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të bëhen, sepse duhet të shkojnë ndryshimet kushtetuese ato i kërkojnë këto, po të mos ishin ndryshimet ne i kishim aprovuar si ligj në Kuvend sepse kemi vota të mjaftueshme. Por mund të konstatoj se nuk është fjala për vullnetin ose mos vullnetin e tyre, është fjala që qëndrimi i tyre në këtë aspekt akoma diktohet nga Serbia, nga Beogradi dhe pengohet. Do të bëjmë përpjekje ti bindim, jo të punojmë për hatër të tyre por që t’i bindim që ata të votojnë, përderisa mos ta votojnë ne nuk mund ta bëjmë transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur në mënyrë kushtetuese”, tha Mustafa. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...