
1 Janar 2017 - 12:45
Isa Mustafa, në një intervistë për KosovaPress, tha se me serbët në Bruksel asnjëherë nuk është biseduar për ndërtimin e mureve të reja.
“Është paraparë që të ketë dy rreth rrotullime edhe në pjesën jugore dhe në pjesën veriore të Mitrovicës dhe po ashtu marrëveshja parasheh që rruga e Kral Petrit në veri të shndërrohet në rrugë të këmbësorëve, asnjë element tjetër nuk ka të marrëveshjes e cila parasheh pengesa, parasheh barrikada, parasheh mure, prandaj çdo veprim i tillë ka qenë veprim ilegal sepse edhe në projektet të cilat i ka kërkuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga veriu do të thotë nuk ka asnjë projekt në të cilën shfaqet muri ose në të cilin është lejuar ndërtimi i murit, prandaj në këtë aspekt ne konsiderojmë që është ndërtim ilegal, është një objekt që është ndërtuar në mënyrë jo ligjore, ilegale për të cilin nuk mund të negociojmë me askënd, as me Serbinë as nuk e kemi mendjen të diskutojmë në Bruksel sepse nuk mund ta bëjmë ne një veprim ilegal tani objekt të diskutimit sepse ata munden çdo ditë të na ndërtojnë nga një mur dhe të themi ejani shkojmë në Bruksel dhe e diskutojmë këtë dhe me gjet arsye që Serbia tani po bënë përpjekje me zgjidh çështjet ose kontekstet me Kosovën me dialog në Bruksel. Do të thotë ne mund të dialogojmë për çështje e kaluara, për ato që i kemi trashëguar, për asetet që po na i mbanë peng Serbia, edhe për strukturat paralele të cilat po veprojnë e të cilat duhet të hiqen ose zhbëhen, por këto tjerat nuk janë çështje të cilat ne do t’i diskutojmë, ne e kemi bërë të qartë edhe Bashkimit Evropian edhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë se ata mbesin obligim që ta rrënojnë atë mur ta heqin ata që e kanë ndërtuar, ndërkaq nuk ka negociata për të”, tha Mustafa.
Mustafa tha se e mira e së mirës do të ishte që vetë serbët ta heqin murin, përderisa janë ata vetë që kanë provokuar me ndërtimin e tij. Megjithatë, kryeministri i Kosovës tha se nëse serbët nuk do ta bëjnë për një kohë të shkurtër, atëherë mbetet të respektohet dhe vihet në funksion vendimi i autoriteteve tona, që vijnë nga vlerësimi i inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, që ai muri është ndërtuar në mënyrë ilegale dhe si i tillë duhet të hiqet.
“Tash mund të them se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, inspektorët e ministrisë sepse janë çështje ligjore, e kanë vizituar kanë konstatuar ndërtimin ilegal, kanë dhënë po ashtu edhe vendimet e tyre se çfarë duhet të bëhet, vendimi është që nuk mund të ekzistojë, duhet të hiqet muri dhe unë mendoj që mbetet obligim ligjor që ai të hiqet sepse nuk i plotëson kushtet dhe nuk mund të ekzistoj në asnjë mënyrë ose të pajtohemi me një objekt të tillë. E mira e të mirës kishte me qenë që atë ta bëjnë serbët sepse janë ata që e kanë ndërtuar, ta evitojnë në mënyrë që pastaj të mos ketë ndonjë pengës tjetër”, tha Mustafa.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...