Çka u tha në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” [video]

31 Dhjetor 2016 - 19:15      

20 kilometrat e para të autostradës “Arbën Xhaferi”, janë lëshuar për qarkullim.

Presidenti Hashim Thaçi, tha se kjo është dhurata më e mirë që mund të bëjnë institucionet e Kosovës për shtetin dhe gjithë qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri, raporton KTV.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se është me rëndësi themelore që kanë arritur ta bëjnë këtë punë të madhe siç është inaugurimi i një pjese shumë të rëndësishme të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Në ceremoninë e hapjes së nyjave lidhëse të fshatrave Konjuh dhe Babush me autostradën “Arbën Xhaferi”, Mustafa ka uruar që kjo autostradë të përfundojë sa më shpejt, sepse është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se atdheu ynë është shembull i infrastrukturës, jo vetëm në rajon, por edhe në Bashkimin Evropian.

Ministri Lutfi Zharku ka bërë të ditur se Ministria e Infrastrukturës është duke vazhduar me projekte tjera.

Në bazë të planit dinamik, deri në fund të vitit 2017 pritet që këto dy nyja lidhëse të përfundojnë dhe të hapen për qarkullim 42 kilometra të autostradës.

Përfundimi i kësaj pjese do të shkurtojë në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe do të shkarkojë rrjetin ekzistues rrugor nga ngarkesat e trafikut. 


Çka u tha në përurimin e autostradës “Arbën... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...