Foto: Koha

“Viti 2017, duhet të jetë vit i rinisë së Kosovës” [video]

31 Dhjetor 2016 - 19:12      

Qytetarë të shumtë, kanë shijuar ditën e fundit me diell të vitit 2016 në sheshet e kryeqytetit.

Më të vegjlit, të shoqëruar nga prindërit e tyre, kanë filluar festën në orët e paradites, raporton KTV.

E dëshirat e qytetarëve tjerë, dallojnë prej atyre të fëmijëve.

Shumë prej tyre, dëshirat më të mëdha i kanë që të ndryshojë situata politike.

Ata thonë se presin që viti 2017 të jetë vit i rinisë.

Të pranishëm në sheshin “Nëna Terezë”, ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Zyrtarë të Policisë, kanë njoftuar se kanë bërë një plan operativ për sigurinë publike dhe për një festim sa më sigurt të qytetarëve.

Ndërkaq, Komuna e Prishtinës, ka marrë nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike.

Zëdhënësi i Komunës, Adonis Tahiri, ka thënë se Inspektorët e Rendit Komunal sa herë që kanë hasur në shitës ilegalë të mjeteve piroteknike, kanë ndërmarrë masa menjëherë, duke i larguar dhe duke iu shqiptuar gjoba.

Sipas tij, si rezultat i kësaj, këtë vit ka shumëfish më pak shpërthime të mjeteve piroteknike, gjë që ka ndikuar në rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Kurse, në sheshin “Zahir Pajaziti” në koncertin e organizuar nga Komuna e Prishtinës, do të performojnë Xuxi, Jericho, Offchestra, DJ Gamble dhe Fatjon Miftari. 


“Viti 2017, duhet të jetë vit i rinisë së Kosovës” by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...