31 Dhjetor 2016 - 19:04
Nën hije të fyerjeve e akuzave, projektligji për ndryshimin e Ligjit për Veteranë, mori votat e mjaftueshme për të kaluar edhe në shqyrtimin e dytë, raporton KTV.
Skenat që ndodhën në pjesën e parë të seancës, me ndërhyrjet që u ballafaqua deputetja Aida Dërguti nga drejtuesit e OVL-së të UÇK-së, për shoqërinë civile, janë të papranueshme.
Ministri i Mirëqenies sociale, Arban Abrashi, tha të mos ketë qenë dëshmitar i asaj që ka ndodhur në diskutimet në pjesën e parë të seancës, duke shtuar se fyerjet nuk do të duhej të ishin pjesë e legjislativit.
Për ligjin, që për model është marrë nga shteti i Kroacisë, Abrashi ka pranuar se është bërë nën presione të shumta .
Projektligji që kategorizon veteranët në beneficione, varësisht nga periudha në të cilën ata janë angazhuar, është miratuar me 44 vota për, ndërsa 8 deputetë votuan kundër e 11 abstenuan.
Pas përplasjeve që ndodhën në leximin e parë, opozita nuk mori pjesë në seancë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Skenat në Kuvend gjatë debatit për ligjin për... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...