31 Dhjetor 2016 - 18:51
Në postim, Thaçi ka thënë se viti që po lëmë pas ishte vit i hapjes së mundësive të reja për qytetarët tanë, por ka theksuar se sonte dëshiron që t’i kujtojë heronjtë e sotëm, që janë policët, zjarrfikësit, mjekët, punëtorët, që, siç tha Thaçi, “kujdesen për ne të festojmë në rehati dhe qetësi”.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Është kënaqësi t’ju drejtohem në natën e fundit të vitit me urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja.
Viti që po lëmë pas ishte vit i hapjes së mundësive të reja për qytetarët tanë, por edhe i kalitjes me sfidat e shtetit dhe shoqërisë për të ardhmen tonë evropiane.
Sonte derisa festojmë dhe urojmë njëri-tjetrin, kujtojmë edhe ata që janë në vendet e tyre të punës: policët, zjarrfikësit, mjekët, punëtorët, që kujdesen për ne të festojmë në rehati dhe qetësi.
Ata janë heronjtë e sotëm, sepse me shembullin e tyre tregojnë atë për çfarë shteti ynë ka nevojë më së shumti, që secili të kryejë punën e vet me nder e përgjegjësi.
Urime të veçanta edhe ushtarëve të FSK-së dhe diplomatëve tanë që sonte festojnë larg familjeve të tyre.
Duke u zotuar se do të punojmë edhe më shumë, se do ta duam edhe më shumë shtetin tonë, le të urojmë njëri-tjetrin me dëshirat më të mira për vitin 2017.
Gëzuar! HTH
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...