MPJ hesht ndaj ofendimeve të ambasadores Lama ndaj KTV-së

31 Dhjetor 2016 - 18:44      

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Alma Lama, përmes një statusi në Facebook, ka ofenduar rëndë kompaninë KOHA, gjegjësisht gazetarin e emisionit Interaktiv në KTV, Xhemajl Rexha, pas publikimit të një storieje me titullin “Tregtia e Vitit – Alma Lama, Ambasadore e Thaçit në Romë”.

Lama, në postimin e saj, gazetarin Xhema e ka quajtur “pseudogazetar” i cili, sipas saj, “ka ëndërr Beogradin”.

“Për pseudogazetarin Xhemajl Rexha dhe KTV-në që mbrëmë paskan zbuluar se cila është “ëndrra” e shqiptarëve të Shqipërisë, por dhe albanofobinë e tij: Definivisht është më mirë të kesh ëndërr Romën, sesa të kesh ëndërr Beogradin që e ka soji juaj!”, ka shkruar Lama në një postim në Facebook.

Ajo ka vazhduar më tutje, duke paralajmëruar padi ndaj kompanisë KOHA për, siç ka thënë ajo, “dëmtim të reputacionit tim”.

“Miq, unë tani e pashë të plotë kronikën e ndyrë kundër meje që ka transmetuar mbrëmë KTV. Xhemajl Rexha dhe kompania e tij ta gëzojnë padinë në gjyq për shpifje dhe tendencë të qëllimshme për dëmtim të reputacionit tim”.

Ndaj këtyre ofendimeve, ka reaguar AGK si dhe gazetarë kolegë të Xhemajl Rexhës, ndërsa drejtoresha e Grupit KOHA, Flaka Surroi, ka paralajmëruar kundërpadi ndaj Lamës sepse, siç tha ajo, “sepse posti i ambasadores nuk jep imunitet për shpifjen dhe fyerjen, që janë të dënueshme sipas ligjit, të cilin ajo vetë e ka votuar në Kuvend”.

Mirëpo, edhe pas disa tentimeve, asnjë reagim nuk ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme, nën ombrellën e së cilës vepron Ambasadorja Lama, dhe e tërë diplomacia shtetërore e Kosovës.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...