Gazetarët reagojnë ndaj deklaratave fyese të ambasadores Lama ndaj KTV-së

31 Dhjetor 2016 - 18:22      

Drejtoresha e “Grupit KOHA”, Flaka Surroi, ka reaguar ndaj deklaratave fyese të ambasadores së Kosovës në Itali, Alma Lama, kundër KTV-së.

Surroi, në një postim në Facebook, ka shkruar se do të duhej të vinte shkarkimi i menjëhershëm i Lamës.

“Një vendim shkarkimi i menjëhershëm do të duhej të pasonte. Nëse flasim për parime”, ka shkruar Surroi.

Më pas, Surroi ka folur edhe për padinë e paralajmëruar nga ambasadorja Lama ndaj Grupit KOHA, duke theksuar se do ta presë kundërpadia.

LEXOJENI EDHE KËTË

“Po e lexoj se paska me na paditë në gjyq. Aty do ta presë kundërpadia, sepse posti i ambasadores nuk jep imunitet për shpifjen dhe fyerjen, që janë të dënueshme sipas ligjit, të cilin ajo vetë e ka votuar në Kuvend”, ka shtuar drejtoresha e Grupit KOHA.

Ndaj deklaratave të ambasadores Lama, ka reaguar edhe Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkelqim Hysenaj.

Hysenaj ka thënë se është e ulët dhe e turpshme përdorimi i kësaj gjuhe nga një ambasadore.

LEXOJENI EDHE KËTË

 

“Faktikisht Alma Lama vetvetiu ka rezultuar të jetë pseudogazetare. Ajo që si mbijetoi as joshjes më të vogël politike, paska gjetur kohë që nga largësia të fyej e akuzojë gazetarët në Kosovë. E ulët dhe e turpshme përdorimi i kësaj gjuhe nga një ambasadore”, ka shkruar Hysenaj.

LEXOJENI EDHE KËTË

Gazetari i Kohës Ditore, Besnik Krasniqi, duke përmendur rastin e Xhafer Ahmetit, i cili u shkarkua nga detyra për shkak të fyerjeve ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër i Shqipërisë, ka thënë se edhe Alma Lama menjëherë duhet shkarkuar nga pozita e ambasadores.

“Alma Lamën menjëherë duhet shkarkuar nga pozita e ambasadores. Po si Xhafer Ahmetin. Ndryshe, pushtetit i faturohet bashkëpërgjegjësia për fyerje e presion kundër KTV-së”, ka shkruar Krasniqi.

“Ahmeti, sa ishte i ngarkuar me punë në Mal të Zi, pati fyer nëpërmjet Facebook-ut ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Ministri Hoxhaj e pati kthyer menjëherë në Prishtinë. Edhe e pati degraduar”, ka shtuar ai.

“Lama që është ambasadore në Romë, po nëpërmjet Facebook-ut, sot ka fyer rëndë KTV-në, duke e etiketuar si medium të Serbisë. Masa disiplinore duhet marrë ndaj saj. Distancim nga fyerja dhe shkarkim të menjëhershëm”.

Reagim të ashpër ndaj gjuhës së ambasadores Lama pati edhe gazetarja e KTV-së, Arta Avdiu, e cila e ka quajtur ambasadoren “tregtare politike”.

“Padi për dëmtim reputacioni tha ambasadorja. Nisja me padi prej vetes sepse reputacionin tënd e ke dëmtu vet, kështu qysh je, tregtare politike”, ka shkruar Avdiu në Facebook.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...