AGK-ja reagon ndaj gjuhës fyese të Lamës kundër KTV-së

31 Dhjetor 2016 - 16:59      

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën fyese të përdorur nga ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, e cila në një postim të saj në rrjetin social “Facebook” ka fyer dhe akuzuar gazetarin Xhemajl Rexhën dhe KTV-në.

AGK-ja ka reaguar se “Përdorimi i një gjuhe të tillë nga një ambasadore është fyerje për gazetarët në vend”.

“Duke dënuar këtë veprim njëherësh kërkojmë nga Ministria e Punëve të Jashtme që të deklarohet në lidhje me këtë rast. Ne kërkojmë nga MPJ që të mos lejojë ambasadorët që t’i fyejnë gazetarët në asnjë rast”, thuhet në reagimin e AGK-së.

“Për më keq këto akuza të ulëta vijnë nga një ish-gazetare që vetëm para pak kohësh ka filluar të merret me politikë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...