31 Dhjetor 2016 - 16:51
Klubi në përbërje të 30 profesorëve të fushave të ndryshme, ka përsëritur mendimin se marrëveshja e demarkacionit dhe për Asociacionin e komunave serbe, janë të dëmshme për Kosovën.
“Nëse kjo marrëveshje miratohet [qeveria] bën thirrje për gjakderdhje. U bëj thirrje institucioneve që të mos hapin varre në Kosovë”, ka thënë Mujë Rugova, anëtar i KIRUG-ut.
Ali Muriqi, koordinator i KIRUG-ut, në konferencën për media të mbajtur sot, ka thënë se Klubi u ka dërguar letër të gjitha institucioneve se demarkacioni dhe ASK-ja janë marrëveshje të dëmshme për Kosovën.
Ndërsa Jeton Kelmendi, anëtar i Klubit të Intelektualëve Rugovas, ka thënë se krerët e shtetit të Kosovës nuk kanë falur, por kanë shitur tokë. Ai në këtë konferencë ka theksuar se me marrëveshjen e demarkacionit janë provokuar njerëzit që janë të lidhur emocionalisht me Rugovën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...