Abrashi: Verifikimi i listave po vazhdon

31 Dhjetor 2016 - 16:42      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka deklaruar se kategorizimi i pensioneve për veteranët e UÇK-së, është zgjidhja më kreative që e kanë bërë në presion të kohës dhe në presion të kërkesave të FMN-së. Kurse, sa i përket procesit të verifikimit, ai tha se është proces më i gjatë ku shumë akter janë duke punuar në këtë drejtim.

Ai në konferencën e fundit për këtë vit, ka thënë se gjatë vitit 2016, janë rreth 26 mijë familje përfituan ndihma sociale, pastaj mbi 41 mijë pensionistë kanë marrë pensione të kategorizuara, si dhe ka njoftuar se kanë identifikuar mbi 4mijë vende.

“Kemi vazhduar me dhënien e ndihmave sociale për familjet në nevojë sipas kritereve. Gjatë vitit 2016 kanë përfituar diku rreth 26 mijë familje.....Sfida më e madhe për vitin e ardhshëm sa i përket shërbimeve sociale që komunat e Kosovës, ashtu si e pranojnë buxhetin nga Qeveria e Kosovës të kenë një grand specifik për shërbimin sociale”, tha ai.

Abrashi është ndalur edhe te inspektorati i ministrisë, duke thënë se përkundër faktit se funksionojnë me rreth 50 inspektorë, kanë arritur të kryejnë rreth 6700 inspektime, ku numri i punëtorëve arrin diku deri 55,749. Kurse, sa i përket procesit të verifikimit të listave të veteranëve, ka njoftuar se ende po vazhdon, transmeton Kosovapress.

“Këto janë dy procese të ndara. Verifikimi është proces i veçantë kjo qa kemi bë dje është kategorizimi në beneficione. Realisht askujt nuk ia kemi mohu që është veteran luftëtar sepse atë e ka bë një komision qeveritar dhe ka garantuar me nënshkrime për atë. Në publik ekzistojnë dyshime sepse është rritur numri, këto dyshime janë edhe te shoqatat e dalura nga lufta por në presion të kohës dhe në presion që të reagojmë në kuadër të kërkesave të FMN-së. Kjo është një zgjidhje kreative në beneficione, realisht ndarja ka ndodhë varësisht nga periudhat e luftës dhe e kemi kategorizuar, ashtu si kemi menduar që është ndarja më e drejtë.... Ne për shkak të rrethanave është dashur të bëjmë kategorizimin në tri periudha, periudha e hershme, periudha e mobilizimit të parë pas sulmit në Prekaz dhe mobilizimit të përhershëm. Kjo ka qenë një zgjedhje e arsyeshme racionale të cilën e kemi diskutuar ne me shoqatat. Është e vërtet se gjithmonë do të ketë pakënaqësi por kjo është dashur që të bëhet si një zgjedhje e shpejtë karshi kërkesave dhe presionit që e kemi pasur buxhetor që vitin e ardhshëm të jemi me një buxhet më të stabilizuar sa i përket kësaj kategorie, kurse procesi i verifikimit është proces më i gjatë edhe shumë akter janë të përfshirë dhe janë duke punuar në këtë drejtim“, tha ai.

Abrashi ka thënë se si ministri njohin vetëm Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dhe jo Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, të drejtuar nga Xhevdet Qeriqi.
Ai ka komentuar edhe sjelljen e përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se nuk e di me saktësi se si ka ndodhur, por thotë se edhe ata kanë qenë të shqetësuar për ligjin.

“Synimi themelor edhe i imi sepse ligji ka shkuar si i sponsorizuar nga ministria e punës ka qenë ndërtimi i një konsensusi i të gjitha palët. Po flasim për një kategori e cila ka filluar të trajtohet me ligj tani këto dy vite dhe kemi qenë para një presioni të madh buxhetor dhe një presioni të madh të fyerjes së listave. Është dashur të ndërtohet një konsensus bashkë me shoqatat e dalura nga lufta që ne të arrijmë të një ligj i cili kënaq të gjitha kërkesat. Edhe shoqatat kanë qenë të shqetësuara se a do të shkojë si i tillë deri në fund apo do të ndryshohet dhe të shkelet marrëveshja që ne jemi pajtuar“, tha Abrashi.

Ministri Abrashi po ashtu ka njoftuar se në mungesë të të dhënave për mësimdhënësit e viteve 90-ta, nuk kanë marrë veprime por është shprehur se beson që gjatë vitit të ardhshëm, edhe do të kenë hapa konkret.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...