31 Dhjetor 2016 - 13:41
Për disa qytetarë ja vlen që të bëhen shpenzime të mëdha, kurse disa të tjerë nuk bëjnë shpenzime shumë dhe mendojnë që duhet të shpenzojnë sipas mundësive që kanë. Ka të tillë që nuk duan të kursehen, aq më shumë kur në rrethin e ngushtë familjarë janë shumë anëtarë. I tillë është Shiqiri Demaku.
“Po bëjmë. Ja vlen sepse një herë është viti i ri dhe për të harruar të gjitha të vitit të kaluar duhet të festojmë dhe me pas festë të mirë. Shpenzoj rreth 1000 euro sepse jemi familje e madhe”, tha ai.
Ndërkohë, sipas mundësive duhet të bëhen edhe shpenzimet për festën e fundvitit, thotë Arsim Gërbeshi nga Prishtina.
“Është punë dëshire dhe mundësie, kush i ka mundësit bënë pak më shumë. Unë nuk jam prej atyre që e teproj me shpenzime”, u shpreh ai.
Megjithatë, ka edhe të tillë që shpenzimet për festën e Vitit të Ri nuk mund as t’i bëjnë hesap, ngase janë shumë. Kështu e thotë vetë Shukrie Kqiku.
“O shumë. Për vitin e ri mendoj që ja vlen unë shpenzoj shumë. Shpenzoj për familje, dekoroj shumë mirë. Ide nuk kam sa shpenzoj nuk guxoj as me i shikuar”, shtoi ajo.
Kurse për qytetarin Omer Gashi kjo festë nuk është festë e shqiptarëve dhe nuk duhet të festohet.
“Nuk na intereson për këtë festë hiç. Nuk është festë e jona, nuk është festë e jona. Nuk është festë ë shqiptarëve, bënë me festuar pak por jo kështu. Këtu u përzier krejt”, tha ai.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...