Thaçi: Pamjet në Halep, si ato që Millosheviqi i bëri në Kosovë e Bosnjë

31 Dhjetor 2016 - 13:15      

Në vijim, Thaçi komenton edhe armëpushimin e arritur në Siri, si dhe rolin e Rusisë dhe Turqisë në këtë drejtim. Siç thekson ai, pamjet në Halep dhe hapësirat e tjera të Sirisë kanë qenë pamje që janë parë edhe më herët në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“Pamje të tilla ne nuk duam që të shohim. Ne kemi përjetuar luftën, e dimë sa e dhimbshme është, sa njerëz të pafajshëm vriten”, shprehet Thaçi.

Ai vlerëson se tani është koha t’i thuhet “stop” dhunës dhe vrasjeve, si dhe të ndodh armëpushimi të cilin, siç thotë Thaçi, e respekton ai vet dhe e respektojnë edhe institucionet e Kosovës, raporton Anadaolu Agency.

“Urojmë dhe lutemi që të mos ketë viktima të mëtutjeshme, që të respektohet ky armëpushim, që njerëzit të jetojnë të lirë, në paqe dhe të jetojnë në bazë të vullnetit të vet për të ardhmen e vet”, deklaroi presidenti Thaçi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...