Edhe Shqipëria shton sigurinë në netët festive

31 Dhjetor 2016 - 10:37      

Policia e Shqipërisë shton masat për natën e ndërrimit të viteve, edhe për ditët e para të vitit të ri. Duke filluar nga sot deri më datë 4 janar 2017 do të ketë shtim të prezencës policore në të gjithë territorin e vendit.

Në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe është vendosur një grup i FNSH-së, të cilët po ashtu do të patrullojnë akset kryesore.

Në të gjitha Pikat e Kalimit të Kontrollit Kufitar janë marrë masat për shtim të sporteleve dhe të burimeve njerëzore ndërsa për monitorimin e situatës në të gjithë vendin, në gatishmëri janë edhe efektivët e Drejtorisë së Antiterrorist si dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm.

Gjatë 72 orëve, do të angazhohen në patrullim gjithsej 4500 punonjës policie në 2460. Patrulla të Përgjithshme, 780 punonjës të policisë rrugore, 21 grupe të FNSH-së , 54 forca të Repartit Special RENEA, 40 forca të Forcës së Posaçme Operacionale, 50 forca të Drejtorisë së Antiterrorit dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm, 760 punonjës të Policisë Kufitare dhe 155 agjentë e specialistë të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Sektorit kundër Krimeve të Rënda.

Një orë para momentit të ndërrimit të viteve në sheshet kryesore të qyteteve të vendit do të shtohen policët nën drejtimin e vetë drejtorëve të drejtorive vendore , shefa komisariatesh etj.

Policia u bën dhe një herë thirrje të gjithë prindërve që të mos lejojnë fëmijët të përdorin fishekzjarret pa praninë e tyre, ndërsa drejtuesit e mjeteve të mos përdorin alkool.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...