Osmani: Kur flisnin burrat askush nuk kërcënonte

30 Dhjetor 2016 - 23:48      

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj veprimeve të përfaqësuesve të veteranëve të luftës së UÇK-së sot në seancën ku po synohej miratimi i plotësimeve në ligjin për ta, e më të cilin do të bëhen tri kategori veteranësh.

“Kur flisnin deputetët burra dhe kundërshtonin kategorizimin e luftëtareve, askush nuk reagonte e nuk kërcënonte. Kur mori fjalën një grua deputete, filluan kërcënimet e britmat. ‘Ule gishtin se n'gojë ta shti atë gisht’ ishin fjalët drejtuar nënkryetares së Kuvendit Aida Dërguti, nga përfaqësuesit e shoqatave të luftës”, ka thënë Vjosa Osmani, përcjell Koha.net. “Ata keqpërdoren pjesëmarrjen në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës, me sjellje që nuk i bënë nder veteranëve të mirëfilltë, aq më shumë kur drejtoheshin ndaj një deputeteje grua që edhe vetë ka qenë luftëtare e UÇK-së”, ka thënë më tej Osmani.

Osmani ishte e ashpër edhe në reagimin e saj kundër gjuhës që anëtari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, përdori ndaj ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, që e quajti “lopë”, e më pas edhe “hijenë që kultivon kurvri politike”.

Kujtojmë se me dy ditë sfida për arritjen e kuorumit e shumë tensione Kuvendi i Kosovës miratoi plotësim-ndryshimet në Ligjin për Veteranët. Nëse nuk do të ndodhte, sipas kryeministrit Isa Mustafa, Kosova rrezikonte të dilte nga programi i FMN-së.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...