Kuvendi kryen punë me veteranët, miratohet Ligji për Plotësim

30 Dhjetor 2016 - 22:04      

Në ora 22:00, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Plotësimin e Ligjit për Veteranë. Kjo gjë nuk u arrit me votim të parë, pasi nuk pati kuorum.

Në herën e parë votuan 58 deputetë, ndërsa herën e dytë votuan 63 deputetë, prej tyre 44 pro, 8 kundër dhe 11 abstenuan, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka prezantuar projektligjin për kategorizimin e pensioneve për veteranët luftëtarë me tri kategori.

“Veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga fillimi i saj deri në fund me pension 250 euro, veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga data 5 mars 1998 deri në fund me pension 170 euro dhe veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga data 31 mars 1999 deri në fund me pension 120 euro”.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se në rast se Ligji nuk miratohet brenda këtij viti, Kosova rrezikon të dalë nga programi i FMN-së.

Kuvendi i Kosovës mezi ka bërë kuorumin për të mbajtur këtë seancë. Ishte planifikuar që kjo të kryhej dje, por në mungesë të kuorumit është shtyrë për sot. Edhe në pjesën e paradites Kuvendi i Kosovës ka pasur problem me kuorumin.

Seancën për ndryshimet në ligjin për veteranët e kanë lëshuar partitë opozitare. Gjatë ditës ka pasur edhe tensione mes deputetes së Vetëvendosjes, Aida Durguti dhe përfaqësuesve të veteranëve që ishin mysafir aty.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...