Gjithçka rreth seancës me tensione për Ligjin për Veteranë [video]

30 Dhjetor 2016 - 19:34      

U ftuan për të monitoruar ndryshimet e Ligjit për Veteranët, por si asnjëherë më parë, mysafirët shkaktuan konflikt verbal, raporton KTV.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj kanë shpërthyer në akuza ndaj deputetes së Vetëvendosjes Aida Dërguti në momentin, kur ajo tha se veteranët po tradhtohen nga ta. Por pavarësisht kësaj, Haradinaj ka lënë fajtorë deputetët e Kuvendit, duke i bërë ata shkelës të Kushtetutës, ligjeve dhe zakoneve të shqiptarëve, raporton Koha.net.

Sidoqoftë, në fillimin e seancës, kryeministri Mustafa ka arsyetuar ngutjen e miratimit të këtij ligji, për faktin se rrezikohet marrëveshja me FMN-në.
Mustafa tha se Kosova vjet humbi 117 milionë, e rrezikon të hyjë edhe në 1 miliard të tjerë, nëse deputetët nuk e heqin nga ky projektligj mundësinë që veteranët e punësuar të kenë të drejtën e gjysmës së pensionit.

Ndërsa, ministri i Punës, Arban Abrashi, ka theksuar se do të bëhet një klasifikim i brendshëm i listave dhe do të ndahen në tri kategori, ashtu siç parasheh ligji. Opozita dhe një pjesë e pozitës e kanë kundërshtuar projektligj, duke e quajtur të padrejtë e diskriminues dhe po ashtu, kanë kundërshtuar datën për kategorinë e parë që është viti 1991.

Pavarësisht debatit të nxehtë, deputetët nuk arritën disa herë të votonin, pasi nuk pati kuorum. Për të bërë numrat në sallë, partitë e pushtetit përdorën metoda të ndryshme, sms e thirrje telefonike edhe pavarësisht që nga rruga u kthyen Shpejtim Bulliqi e Duda Balje, sërish nuk u bënë numrat.

Tri herë tentuan, por kryesuesit Sabri Hamiti, herë i dilnin 58 e herë 60 deputetë, por jo edhe 61. Ndërsa në sallë ishte edhe Ilir Deda, por që nuk donte t’i numërohej prezenca.


Gjithçka rreth seancës me tensione për Ligjin... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...