30 Dhjetor 2016 - 19:16
Vendimi është marrë për shkak të shkeljeve procedurale. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët vendorë Valdete Daka dhe Emine Mustafa dhe gjyqtarja e EULEX-it Elka Filcheva Ermenkova, ka anuluar dy vendimet e mëparshme, të cilat i kishin shpallur fajtorë 3 persona për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar.
Urologu Lutfi Dervishi dhe djali i tij Arban Dervishin ishin dënuar me nga 8 vjet burgim derisa Sokol Hajdini me 5 vjet burgim nga Gjykata e Apelit.
Bazuar në aktvendimin e Gjykatës Supreme, që e ka siguruar KTV-ja, gjyqtarja e EULEX-it ka shprehur qëndrim mospajtues me kolegët vendës.
Të njëjtën e ka thënë edhe misioni evropian në një përgjigje për KTV-në. Kur në fillim të këtij viti u vërtetua dënimi nga Gjykata e Apelit, Lutfi e Arban Dervishi, u arratisën nga Kosova, duke mos shkuar në vuajtje të dënimit.
Për ta u lëshua edhe urdhër-arrest ndërkombëtar, por që ende nuk janë arrestuar. Tani, me shfuqizimin e vendimeve të mëparshme, sipas mbrojtjes, urdhër-arrestet nuk janë më të vlefshme.
Kthehet në rigjykim rasti “Medicus” [video] by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...