30 Dhjetor 2016 - 19:13
Sekretari organizativ i kësaj lëvizjeje, Dardan Molliqaj, ka thënë se kjo aktakuzë është politike, e montuar dhe e porositur. Sipas tij, Prokuroria ka dështuar të sigurojë prova, pasi aktakuza prej 13 faqesh sipas Molliqajt, nuk paraqet asnjë fakt dhe dëshmi të re, transmeton Koha.net.
E prokurori që ka ngritur aktakuzën, Aburrahim Islami, ushtron jashtëligjshëm detyrën e tij. Një ditë më parë, Prokuroria ka ngritur aktakuzë për terrorizëm kundër Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit.
Ata akuzohen për sulmin që është bërë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të këtij viti.Në këtë rast, Petrit Ademi është liruar nga akuzat, për shkak të provave, ndërsa hetimet kanë pushuar edhe për të ndjerin Astrit Dehari, i cili ka vdekur më 5 nëntor në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit.
Vetëvendosje nuk e pranon aktakuzën e ngitur... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...