Shtëpia e Bardhë kujton vizitën e Joe Bidenit në Kosovë

30 Dhjetor 2016 - 19:08      

Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë e SHBA-së ka rikujtuar vizitën e zëvendëspresidentit amerikan në Kosovë, Joe Biden, që bashkë me familjarë të tij kishte marrë pjesë në inaugurimin e rrugës që mban emrin e djalit të tij tashmë të ndjerë.

Ai kishte shërbyer në Kosovë.

Vizita kishte ndodhur me 17 gusht të këtij viti.

“Anëtarët e familjes Biden kalojnë përmes rrugës për në ceremoninë e inaugurimit të rrugës jashtë Camp Bondsteel, që Qeveria e Kosovës e emërtoi për nder të Joseph R. Beau Biden, III, në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e Beau-së në Kosovë. Në foto, nga e majta, Hunter Biden, Hallie Biden, Natalie Biden, Dr. Jill Biden, zëvendëspresidenti Joe Binden, Hunter Biden dhe Valerie Biden Owens”, thuhet në komentin e faqes së Shtëpisë së Bardhë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...