Molliqaj thotë se përfaqësuesit e veteranëve u bënë milionerë duke hequr dorë nga bashkimi kombëtar

30 Dhjetor 2016 - 19:04      

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj i ka dalë në mbrojtje deputetes Aida Dwrguti qw pati përleshje fjalësh me përfaqësuesit e veteranëve, Hysni Gucatin e Nesim Haradinajn.

Ai u ka thwnw se e vërteta dhemb, duke shtuar se përfaqësuesit e veteranëve janë bwrw milionerw, duke hequr dorw nga bashkimi kombëtar e duke pranuar “Zajednicën”, transmeton Koha.net.

“Përfaqësuesve të veteranëve, që janë bërë milionerë, që kanë hequr dorë nga bashkimi kombëtar, që e kanë pranuar ‘Zajednicën’, që bëjnë pazare me Isa Mustafën për t’i rritur pagat për vete e për t’ua zvogëluar ato veteranëve të varfër... sigurisht që ju dhemb e vërteta e një ish-ushtareje të UÇK-së si Aida Dërguti, që as nuk është bërë milionere, as nuk ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar e as nuk bën pazare me Isën në dëm të ish-ushtarëve të vërtetë të UÇK-së”, ka shkruar Molliqaj.

Jam me ty Aida Dërguti-, vazhdon më tej Molliqaj,- dhe me të gjithë veteranët e veteranet e UÇK-së që nuk luftuan për përfitime dhe sot janë lënë në gjendje të rëndë nga qeveritë e njëpasnjëshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...