Gaxherri kritikon ashpër kolegët deputetë për mungesa në Kuvend

30 Dhjetor 2016 - 17:47      

E ashpër ka qenë deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, me kolegët e saj deputetë, që siç ka thënë nuk po i marrin seriozisht seancat.

“Kryetar, ju lus që t’i thërrisni me emra të gjithë deputetët që nuk janë këtu, e le ta merr vesh edhe publiku se cilët janë ata që po bojkotojnë seancat. Kjo situatë është e papranueshme, kësaj duhet t’i vijë fundi”, ka thënë Gaxherri, përcjell Koha.net.

“Ju po i thërrisni deputetët në telefon dhe po ju thoni ejani në seancë, po i falënderoni që po e bëjnë kuorumin për diçka që është punë e tyre. Ka dy ditë që po provojmë me mbajt këtë seancë dhe nuk është në rregull. Kemi familje që po na presin. Është seancë me rëndësi se për ndryshe do ta lija në shenjë proteste”, ka thënë më tej Gaxherri.

Kuvendi i Kosovës mezi ka bërë kuorumin për të mbajtur seancën për ndryshimin e Ligjit për veteranët. Ishte planifikuar që kjo të kryhej dje, por në mungesë të kuorumit është shtyrë për sot. Edhe në pjesën e paradites Kuvendi i Kosovës ka pasur problem me kuorumin.

Seancën për ndryshimet në ligjin për veteranët e kanë lëshuar partitë opozitare. Gjatë ditës ka pasur edhe tensione mes deputetes së Vetëvendosjes, Aida Durguti dhe përfaqësuesve të veteranëve që ishin mysafir aty.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...