30 Dhjetor 2016 - 17:33
Seanca ka votuar në lexim të parë për ndryshimet. Ka votuar edhe për plotësimin me anëtarë të komisionit përkatës që do të merret me ndryshimet, derisa është thënë se deputetët do të kthehen në seancë në orën 16:15.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka prezantuar projektligjin për kategorizimin e pensioneve për veteranët luftëtarë me tri kategori.
“Veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga fillimi i saj deri në fund me pension 250 euro, veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga data 5 mars 1998 deri në fund me pension 170 euro dhe veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga data 31 mars 1999 deri në fund me pension 120 euro”.
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se në rast se Ligji nuk miratohet brenda këtij viti, Kosova rrezikon të dalë nga programi i FMN-së.
Kuvendi i Kosovës mezi ka bërë kuorumin për të mbajtur këtë seancë. Ishte planifikuar që kjo të kryhej dje, por në mungesë të kuorumit është shtyrë për sot. Edhe në pjesën e paradites Kuvendi i Kosovës ka pasur problem me kuorumin.
Seancën për ndryshimet në ligjin për veteranët e kanë lëshuar partitë opozitare. Gjatë ditës ka pasur edhe tensione mes deputetes së Vetëvendosjes, Aida Durguti dhe përfaqësuesve të veteranëve që ishin mysafir aty.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...