30 Dhjetor 2016 - 17:24
Fjalimi i Aida Dërgutit, ka ngjallë reagim të ashpër tek përfaqësuesit e shoqatave të veteranëve, të cilët ishin të pranishëm në Kuvend, gjatë kohës sa po debatohej ky projektligj, kp.
Për disa minuta kanë vazhduar sharjet e fyerjet me deputetët që gjendeshin në seancë, me ç’rast Kuvendi u detyrua që të shkojë në një pauzë, derisa situatat të qetësohet pak. E reagimi i përfaqësuesve të Shoqatës së veteranëve erdhi pasi që Dërguti u tha se ata nuk po përfaqësojnë denjësisht veteranët, por interesat e tyre personale.
“Po e shoh që sot, zëri i përfaqësuesve të shoqatës së veteranëve të luftës, nuk i përfaqëson denjësisht ata që kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, për shkak se pranon një kategorizim. Prit unë jam tu fol. Këta përfaqësues të shoqatave janë me siguri në kategorinë e parë, që i marrin 250 euro dhe nuk brengosen për tjerët që futen në kategorinë 120 euro. Uleni se unë po flas. Ju nuk i përfaqësoni. Prej mbrëmë kam marrë mesazhe, prej shokëve të luftës të cilët ndihen të diskriminuar me këtë kategorizim. Unë flas në emër të gjithë atyre shokëve që prej dje më kanë dërgu mesazhe të vazhdueshme me këtë diskriminim që bëhet me kategorizimin. Futen në kategorizimin prej 120 euro. Në këtë vend ka ardhë puna që veteranët e luftës presin lëmoshë prej 120 euro që t’ia ndaj shteti i Kosovës nga buxheti i saj. Është krejtësisht pakuptueshme pse futet viti 1991. Ulu aty , mos u thirr në emër të Adem Jasharit. Sa i merr ti a i merr 250 euro prej këtij projektligji, në cilën kategori je”, tha Dërguti.
E debati i ashpër, sharjet e fyerjet mes përfaqësueseve të shoqatës e Aida Dërgutit dhe disa deputetëve tjerë, kanë vazhduar për disa minuta. Ku pas kësaj përfaqësuesit e veteranëve, kanë dalë nga salla e Kuvendit ku mbahej seanca, e cila u detyrua t’i ndërpres punimet për shkak të tensioneve të shkaktuara. E nuk kanë munguar as ofendimet dhe fyerjet në adresë të deputetes Dërguti, nga kryetari i Shoqatës së veteranëve.
“Mos bënë me gisht, se ta shti atë gisht në gojë“, tha Hysni Gucati.
Përfaqësuesit e veteranëve - Dërgutit: Ule... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...