Rama ia këputë shpresat Nishanit për t’u rizgjedhur president

30 Dhjetor 2016 - 17:11      

Kohë të humbur e quan kryeministri Edi Rama ambicien e shprehur publikisht nga presidenti Bujar Nishani për të rikandiduar për postin e kreut të shtetit.

Rama tha se Presidenti i ri do zgjidhet nga mazhoranca, duke shuar kështu ëndrrën e Nishanit për një mandat të dytë si President, përcjell shqiptarja.

“Unë e di që zgjedhja e presidentit këtu nuk është si në Amerikë. Në Amerikë kandidatët shprehin ambicie për të kandiduar apo rikandiduar. Këtu procedura është me ftesë. Grupet i dërgojnë ftesa individëve për të kandiduar dhe pastaj zgjidhet presidenti”, ka thënë Rama, transmeton koha.net. “Shpallja e ambicies është kohë e humbur. Ne jemi Republikë Parlamentare dhe për Presidentin e ri do ta vendosë Aleanca për Shqipërinë Europiane. Jemi në vitin 2016. Emri i Presidentit të ri i takon vitit të ri në 2017­n. Ju siguroj, jo se jemi keq për një emër, por do të kemi mundësi të diskutojmë me koalicionin dhe do të kemi atë që quhet vështirësia për të zgjedhur”, ka shtuar më pas kryeministri shqiptar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...