Magura e Lipjanit bëhet me Qendër Rinore

30 Dhjetor 2016 - 15:33      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në përurimin e Qendrës Rinore, në Magure të Lipjanit, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton koha.net.

Para të pranishmëve në këtë ceremoni, kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe qytetarëve të shumtë të Magurës, kryeministri Mustafa uroi për qendrën rinore.
“Të gjithë ne gëzohemi kur shohim objekte të shkëlqyeshme, të cilat krijojnë kushte që ju si banorë të këtij vendbanimi, por natyrisht edhe ata të rrethinës të shfrytëzojnë një ambient shumë të mirë për të shfaqur vlerat kulturore për t’i kultivuar ato, e veçmas për të siguruar kushte që edhe të rinjtë tanë dhe këta fëmijë që janë të mrekullueshëm, të kenë në të ardhmen një hapësirë të shkëlqyer për ta”, tha kryeministri duke vlerësuar bashkëfinancimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Lipjanit.

Më tej, ai theksoi angazhimin e Qeverisë për të investuar në gjitha komunat e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se Komuna e Lipjanit dhuratën më të mirë për këtë fundvit po i jep rinisë, qytetarëve të Magurës dhe rajonit me këtë objekt të veçantë, i cili do të krijoj kushte dhe mundësi më të mira që rinia të zhvillojë të gjitha aktivitetet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...