30 Dhjetor 2016 - 15:25
Burime të KTV-së kanë thënë se gjatë tre ditëve të fundit ka rënë nga sistemi radari në Golesh, i cili monitoron aeroplanët në hapësirën ajrore të Kosovës. Këto burime kanë thënë se si pasojë e daljes nga funksioni të këtij radari, kontrollorët në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, anë duke punuar në mënyrë procedurale. Kjo nënkuptonte që kontrollorët e trafikut ajror për tre ditë nuk kanë fotografi të aeroplanëve në hapësirën ajrore të Kosovës.
ASHNA ka njoftuar se mungesa e imazhit të sistemit të radarit nuk ndikon në sigurinë e fluturimeve, të cilat menaxhohen nga kjo Agjenci.
“Kontrollorët e Trafikut Ajror janë të licencuar për ofrim të shërbimeve procedurale, që nënkupton procedurë standarde të navigimit, e cila është e definuar me rregullore të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), procedurë kjo në të cilën tani për tani është duke operuar ASHNA”, thuhet në reagimin e ASHNA-s.
“Në lidhje me problemin teknik të paraqitur, ASHNA në bazë të procedurave dhe rregulloreve të Aviacionit Civil, ka njoftuar autoritet relevante, siç janë Autoriteti i Aviacionit Civil dhe KHAIA. Ekspertët teknik të ASHNA-së, janë duke punuar 24 orë në zgjidhjen e këtij problemi,duke siguruar që operimet të zhvillohen sigurt dhe në mënyrë të rregullt”, thuhet më tej.
“Andaj, ASHNA njofton se përkundër këtij problemi teknik, fluturimet për dhe nga Kosova, janë duke u zhvilluar me siguri maksimale dhe garanton qytetarët të cilët udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, se fluturimet e tyre janë të sigurta”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...