Rama: Ekonomia, aspekti më i suksesshëm i vitit

30 Dhjetor 2016 - 14:08      

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundit për vitin 2016, deklaroi se “ekonomia është aspekti më i suksesshëm i vitit që po ikën”.

“Asnjëherë më parë rritja e pagave nuk është shoqëruar me ulje të borxhit”, theksoi kreu i qeverisë, i cili shtoi se qeveria e tij “nuk harron askënd”.

“Bëmë dëmshpërblimin për pasojat e përmbytjeve dhe ata që u prekën nga epidemia e lopëve. Do të zerojmë kamatëvonesat për pensionistët dhe familjet në ndihmë ekonomike”, nënvizoi Rama.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se investimet e huaja janë më të mëdhatë në 25 vitet e fundit.

“Kemi përmirësuar 32 pozicione në klasifikimin e Bankës Botërore për të bërë biznes. Ky do të jetë viti me investimet më të mëdha të huaja në 25 vjet. Pra, ndryshe nga çfarë “kukuvajkohet” për largim investitorësh, me shifra dhe fakte jemi më mirë edhe se Maqedonia”, deklaroi Rama.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...