Bëhet i gjallë Adem Grabovci

30 Dhjetor 2016 - 13:38      

Ish-kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, sot ka folur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës. Ai, pas heshtjes disa muajsh, pas përfshirjes së tij në aferën “Pronto 2”, ka folur rreth ligjit për veteranët, duke thirrur që të votohet ashtu siç është.

Grabovci ka thënë se projektligji i tanishëm ka deformime, por ka kërkuar që në të ardhmen ky ligj të ndryshohet dhe të plotësohet, transmeton Koha.net.

“Ka pasur deformime në ligj, por ndryshimet janë një përpjekje pozitive, por edhe kjo nuk i plotëson nevojat. Nuk është arritur ajo që duhet të arrihet. Ne do të jemi të detyruar që në të ardhmen të merremi me plotësim ndryshim të këtij ligji. UÇK-ja ka pasur një komandë është udhëhequr nga një shtab. Të gjithë kemi luftuar nën një emblemë. Duhet ta kemi parasysh se përpjekjet e popullit tonë kanë qenë të vazhdueshme e deri në themelimin e UÇK-së”, ka thënë Grabovci.

“UÇK-ja është sublimim i të gjitha atyre sakrificave. Unë mendoj se jemi para dy rrugëve. A duam t’i vazhdojmë të lëmë në gjendje të mjerueshme veteranët apo të bëjmë një zgjidhje për ata. Në këtë moment ta bëjmë këtë zgjedhje, jo të dëshirueshme, por që në të ardhmen të bëjmë një zgjidhje më adekuate. Unë i jap mbështetje këtij ligji, por në të ardhmen ky ligj duhet të korrigjohet dhe të plotësohet”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...