Për shkak të hyrjes ilegale të Gjuriqit suspendohet edhe një kapiten i Policisë

30 Dhjetor 2016 - 13:12      

Kapiteni i policisë së Kosovës, Zvezdan Spasojeviq, nga njësiti kufitar në veri të vendit, është suspenduar sot nga puna, bëjnë të ditur burime të kp-së.

Sipas këtyre burimeve, suspendimi i tij ka ardhur si pasojë e vizitës së drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ilegalisht hyri në Kosovë dy javë më parë.

Spasojeviq është eprori i tretë që brenda dy javësh suspendohet për shkak të vizitës së Gjuriqit në Kosovë, pasi më herët ishin suspenduar edhe zëvendës komandanti i policisë në veri të Mitrovicës, majori Goran Zhivkoviq dhe shefi i operativës, kapiteni Milija Millosheviq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...