Rashiq: Rrënimi i murit, shumë i rrezikshëm

30 Dhjetor 2016 - 13:08      

Deputeti i Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës, kryetar i Partisë Demokratike Progresive dhe ish - ministër - MPMS-së Nenad Rashiq ka deklaruar se Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për rrënimin e murit në Mitrovicën veriore është e rrezikshme dhe ajo mund të shkaktojë konflikte serioze me pasoja të paparashikueshme", transmeton Koha.net.

"Nëse ndodh përpjekja për rrënimin e këtij muri, mund të ndodhin konflikte serioze. Në vend se të implementohet ajo që është nënshkruar në marrëveshjen e koalicionit dhe ajo për të cilën është arritur marrëveshje në Bruksel, deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës miratojnë rezolutë për rrënimin e murit”, citon FoNet të ketë thënë Rashiq.

Ai ka paralajmëruar se muri do të ridizajnohet dhe se do të shndërrohet në amfiteatër
Rashiq ka theksuar se njoftimet e MAPH që janë vërë për ndërprerjen e punimeve dhe për uljen e lartësisë së murit, janë hap i pamenduar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...