Tensionim në Kuvend, ndërpritet seanca

30 Dhjetor 2016 - 12:50      

Ka degraduar debati në Kuvendin e Kosovës lidhur me ligjin për veteranët e luftës.

Shkak për këtë është bërë fjalimi i deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti, e cila ka kundërshtuar kategorizimin në grupe të pjesëtarëve të uck-së.

Ajo madje ka treguar se që nga dje i kanë dërguar mesazhe, siç ka thënë ajo, shokë të ndryshëm, me qëllim ndërhyrjeje tek ajo dhe bashkëmendimtarët e saj për miratim të ligjit.

Kundër deputetes Dërguti janë ngritur përfaqësuesit e veteranëve, Nasim Hardinaj dhe Hysni Gucati. Ata i kanë thënë Dërgutit “mjaft” ndërsa ajo i pyeti se cilës kategori të veteranëve u përkisnin.

Pas kësaj, kryesuesi Sabri Hamiti, ka ndërprerë seancën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...