Selimi: Asnjë pjesëmarrës në luftë nuk i ka pasur pesë shpirta

30 Dhjetor 2016 - 12:33      

Ndarja në tre kategori në kërkesën e Qeverisë për plotësimin e ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, e ka zemëruar, deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimin. Ai këtë ndarje e ka quajtur të padrejtë, duke thënë se asnjë pjesëmarrës në luftë nuk i ka pasur tre apo pesë shpirta.

Ai, transmeton kp, ka sugjeruar që të bëhet ndarja e atyre që kanë ardhur me e dhënë jetën për Kosovën me ata që herë kanë pjesë në luftë e herë ji. Ai ka bërë thirrje që nga foltorja e kuvendit në seancën që për plotësim të ligjit për veteranët të UCCK-së , që me këtë formë mos të votohen ndryshimet.

“Andaj kjo është e pa drejtë. Është i pa drejtë kategorizimi i veteranëve në paga ose pensione në këtë rast. Sepse cili prej veteranëve ka pas 2 shpirte, ose tre, që të kategorizohen sot në tre kategori, kushdo që ka ardhur në luftë ka pasur një shpirë, ndani ata që kanë ardhur me vdekë në luftë edhe ata që pjesëmarrjen në luftë e kanë pasur par time. Herë kanë ardhur në luftë e here kanë ikur e përfundimi i luftës nuk i ka zënë në Kosovës.”, tha Selimi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...