Jashtë funksionit radari i aeroplanëve, bie siguria e fluturimeve në Kosovë

30 Dhjetor 2016 - 12:18      

Burime të KTV-së kanë thënë se gjatë tre ditëve të fundit ka rënë nga sistemi radari në Golesh, i cili monitoron aeroplanët në hapësirën ajrore të Kosovës.

Këto burime kanë thënë se si pasojë e daljes nga funksioni të këtij radari, kontrollorët në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, anë duke punuar në mënyrë procedurale.

Kjo nënkupton që kontrollorët e trafikut ajror për tre ditë nuk kanë fotografi të aeroplanëve në hapësirën ajrore të Kosovës.

Dëshmi e kësaj është ky dokument, të cilin e ka siguruar KTV-ja. Dokumenti i është dërguar autoritetit të aviacionit civil dhe departamentit për siguri në kontrollin ajror.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...