Rrahmani vitin 2016 e quan dinamik

30 Dhjetor 2016 - 11:57      

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se viti 2016 ishte një vit shumë dinamik dhe sfidues për shëndetësinë në Kosovë, e cila edhe gjatë këtij viti u ballafaqua me kufizime të shumta, duke filluar nga ato buxhetore e gjithashtu edhe me resurse humane dhe të infrastrukturës, por , gjithashtu edhe një vit në të cilën u shënuan edhe përparime evidente, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ai tha kështu në konferencën e fund-vitit me media, në të cilën rezultatet e punës së Ministrisë i ka ndarë në disa kategori, përfshirë atë të: Hartimit të politikave dhe legjislacionit; Ngritjen e kapaciteteve institucionale në fushën e shërbimeve shëndetësore dhe investimet kapitale; Përgatitjet për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore; Fuqizimin e rolit të Odave të profesionistëve shëndetësor dhe bartjen e kompetencave te komuniteti mjekësor; Mbështetjen e donatorëve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar; Shëndetin publik dhe të arriturat e tjera.
Në fushën e hartimit të politikave dhe legjislacionit, Rrahmani theksoi miratimin e Strategjisë Sektoriale Shëndetësore 2017-2021, të disa ligjeve e udhëzimeve administrative dhe miratimin e statutit të Fondit të sigurimeve shëndetësore dhe Rregullores për Menaxhim Financiar e Fondit të Sigurimeve shëndetësore.
Ndonëse, Qeveria e vendit, ka shtyrë fillimin e mbledhjes së premiumeve shëndetësore për korrik të vitit 2017, Rrahmani tha se MSH-ja ka kryer përgatitjet e veta për këtë proces, por ka theksuar se ky proces ka kërkuar një konsensus më të gjerë të shumë palëve, të cilin Qeveria e ka marrë në konsideratë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...