30 Dhjetor 2016 - 11:55
Prej krejt këtyre, kjo gjykatë ka arritur t’i zgjidhe 10 mijë e 534 lëndë, ndërsa viti 2017 do të filloj me 11 mijë e 354 lëndë të pa përfunduara. Shumica nga to, afro 10 mijë janë lëndë te natyrës civile. Pas lëndëve civile, në radhë për nga numri i lëndëve të trashëguara nga viti 2016, vinë Divizioni Penal, me mbi 500 lëndë dhe Departamenti i Administrativ me mbi 300.
Më se paku raste te pa kryera do mbesin në sirtarët e Departamenti për të Mitur , vetëm 3. Ndërsa pa asnjë rast të pa kryer nga viti paraprak, punën do ta nisin gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje.
Gjykata e Apelit, aktualisht ka 34 gjyqtarë aktivë, numër ky i pa mjaftueshëm në raport me ankesat të cilat vinë prej 7 gjykatave themelore.
Gjykata e Apelit konsideron se për t’i realizuar objektivat e veta dhe pritjet e qytetarëve është e domosdoshme që të ketë se paku edhe 15 gjyqtarë, nga një zyrtar ligjor për secilin gjyqtar dhe nga një bashkëpunëtor profesional për çdo dy gjyqtarë.
Gjykata e Apelit tërheq vërejtjen tek institucionet kompetente se nëse nuk shtohet numri i gjyqtarëve në këtë institucion, numri i lëndëve të prapambetura do të rritet dhe gjendja do të bëhet edhe me e keqe, sidomos në Divizionin Civili, ku secili gjyqtar ka afro 700 lëndë. Kjo kur dihet se KGJK-ja, është ne fazën e rekrutimit edhe të 60 gjyqtarëve në gjykatat themelore, që do të thotë se do thotë se pritet të ketë fluks edhe më te madh të lendeve në vitin 2017.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...