MD miraton katër projektligje

30 Dhjetor 2016 - 11:53      

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha sot ka marr pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku ka prezantuar projektligjin Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën jo-kontestimore, Projektligjin për Noterinë, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë e Kosovës, si dhe Strategjinë Kombëtare të Kosovës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Po ashtu, është miratuar edhe Plani i veprimit të Ministrisë së drejtësisë 2016-2020.

Ministrja Dhurata Hoxha gjatë prezantimin tha se finalizimi i këtyre Projektligjeve është rezultat i një pune të gjatë të bërë me përkushtim nga Ministria e Drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtar që mbështesin këtë ministri.

“Përmes këtyre ligjeve synojmë të avancojmë legjislacionin dhe bëhet qartësimi i çështjeve të caktuara, të përgjegjësisë së sektorëve të ndryshëm, duke i kontribuuar rritjes së efikasiteti, llogaridhënies dhe fuqizimin e sundimit të ligjit”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha tha se hartimi i projektligjeve është bërë në konsultim me ekspertët vendor dhe partnerët ndërkombëtarë, odat profesionale të këtyre sektorëve, përfaqësues nga USAID, Instituti Ndërkombëtar i Noterisë, projekti i Bashkimit Evropian për profesionet e lira dhe janë në pajtim të plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...