Familjarët e të pagjeturve protestojnë para Kuvendit

30 Dhjetor 2016 - 11:51      

Familjarët e personave të pagjetur kanë protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës, të indinjuar nga mosrespekti që kanë bërë zyrtarët shtetërorë ndaj këtyre familjeve.

Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, ka thënë se askush nuk doli për t’i pritur te Kuvendi, aty ku familjarët kanë bërë homazhe para pllakës përkujtimore, siç bëjnë çdo herë në ditën e fundit të vitit.

Ajo ka thënë se familjarët po ndihen të anashkaluar nga institucionet, por pritet që kryetari Kadri Veseli të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e familjeve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...