Sivjet në SHSKUK 38 mijë operacione dhe 1.2 milion shërbime ambulantore

30 Dhjetor 2016 - 10:04      

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka mbyll vitin me 38 mijë operacione, ndërsa, kishte mbi 1.2 milionë shërbime ambulanotore.

Duke përmbledhur statistikat e punës në vitin 2016, në tërë SHSKUK bazuar në statistikat preliminare ka pasur 804 mijë ditë shërimi me 149 mijë pacientë të shtrirë.
Vetëm në QKUK ka pasur 458 mijë ditë shërimi, me 70 mijë pacientë të shtrirë, ku nga këta pacientë të shtrirë 19 mijë pacientë janë operuar.

Në 7 Spitalet e Përgjithshme kishte 345 mijë ditë shërimi, me 78 mijë pacientë të shtrirë, nga këta pacient 17 mijë janë operuar, transmeton kp .
Gjithsej vizita ambulantore ishin 665 mijë, QKSUK-ja, gjithsej ka kryer 53 mijë vizita të para dhe vizita kontrolluese..
Në Qendrat Profesionale të Shëndeti Mendor me njësi në të gjithë Kosovën kishte 55 mijë vizita ambulatore.

Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë për vitin 2016, regjistron 23 mijë vizita ambulantore.
Vlera monetare e donacioneve të pranuara në Barnatoren Qendrore të QKUK-së gjatë periudhës së vitit 2016 arrin shumën mbi 8.8 milionë euro për barëra dhe material medicinal shpenzues.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...