Hoxhaj: Bahtirit iu ndërtua muri para syve

30 Dhjetor 2016 - 00:23      

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në emisionin Interaktiv ka folur për zgjedhjet në Drenas të cilat i fitoi pas balotazhit, kandidati i partisë së tij, Ramiz Lladrovci.

Ai ka thënë se PDK-ja në zgjedhjet e ardhshme lokale do të rikthejë një pjesë të madhe të komunave, të cilat i ka humbur në zgjedhjet e kaluara. Hoxhaj ka përmendur rikthimin e Mitrovicës.

Hoxhaj fajin për murin ia ka hedhur kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilin e ka quajtur kryetar të një partie të vogël.

“Do t’i rikthejmë një pjesë të madhe të qyteteve. Mitrovica do të jetë një prej fitoreve. Është parë që kur kryetari nuk është i një partie të madhe, mund të shfaqen edhe mure që nuk i shohin”, ka thënë Hoxhaj.
“Nuk dua t merrem me njerëzit e qeverisë lokale. Mitrovica është vend strategjik. Ftoj qytetarët atje që ta kuptojnë këtë peshë. Nëse ka një qytet prej të cilit varet stabiliteti në Ballkan, është Mitrovica. Në Mitrovicë do të rikthehemi ashtu siç do të rikthehemi në disa qytete tjera”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...