Hoxhaj: Veprimet e Listës Serbe, të papranueshme

30 Dhjetor 2016 - 00:16      

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në emisionin Interaktiv të KTV-së, ka thënë se vendimi i kryeministrit Isa Mustafa për shkarkimin e Lubomir Mariqit ishte vendim i duhur, derisa i ka quajtur të papranueshme veprimet e Listës Serbe.

Hoxhaj ka thënë se muri në Mitrovicë duhet të hiqet, pasi nuk ka qenë pjesë e asnjë marrëveshje të nënshkruar në bisedimet me Serbinë.

“[Muri]për ne si qeveri, por edhe për Veselin dhe Mustafën është zhvillim i shëmtuar të cilin nuk do ta pranojmë. Kur dhe si do të merren masa këto i përcakton ligji. Muri nuk ka qenë pjesë e asnjë marrëveshje të nënshkruar”, ka thënë Hoxhaj.

“Për ne një sjellje e Vuçiqit është e papranueshme. Ata janë instrument i Beogradit në Kosovë. Nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve serbë në Kosovë”, ka shtuar ai.

“Deklaratat e tij janë kundër frymës së normalizimit dhe kundër Kosovës shumë-etnike. Prandaj edhe ne kemi reaguar në kryeqytetet evropiane që ta bëjmë të qartë se kjo është e papranueshme. Mariq nuk kthehet, unë e kam pasur koleg, por me sjelljen e tij ai ka pasur parakushte që moti të shkarkohet. Vendimi i Mustafës për shkarkim nuk ka qenë i ngutur por i duhur. Nuk ka shanse që Mariq nuk do të kthehet”, ka thënë veç të tjerash ai.

Ai ka thënë se Qeveria me fillim të vitit të ardhshëm do të bëjë përpjekje për rikthimin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës, mirëpo jo me kushtet e Serbisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...