Gjuriq: Tahiri e quan ndërtesë qeveritare hotelin në veri të Mitrovicës

29 Dhjetor 2016 - 23:08      

Marko Gjurqi sërish ka ironizuar me Edita Tahriqin. Sot lidhur me qëndrimin e saj të djeshëm në Mitrovicën veriore ku dje është inauguruar një ndërtesë e Qeverisë së Kosovës. Ai këtë ndërtesë e ka quajtur hotel, transmeton Koha.net.

“Të gjithë e dinë se ndërtesa në pjesën veriore të Mitrovicës, ku të mërkurën ka qëndruar Edita Tahiri është hotel dhe është e pashpjegueshme si ka mundur ajo ta riemërojë ndërtesë qeverie atë”, a thënë i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Gjuriq në tv most e ka ftuar Edita Tahirin që t’i tregojë ç’është Qeveria, si duket dhe si funksionon një Ministri .
Ai ka thënë se nuk i do fjalët e rënda, por, ka shtuar, nuk mund ta quajë ndryshe Edita Tahirin dhe bashkëpunëtorët e saj të cilët, sipas tij, hotelin pagëzuan qeveri, veçse “mjeshtër cirku”.

"Këta njerëz janë mësuar të sillen kështu, sepse Qeveria e tyre një kohë të gjatë ka qëndruar në Zvicër. Tahiri ndoshta është mësuar kështu, sepse disa qeveri paralele kanë qëndruar nëpër hotele. Ajo e ka parë në hotelin në Mitrovicë dhe ndoshta ka menduar se ai është qeveri.

Lexoni edhe: Inaugurohet objekti i Qeverisë së Kosovës në pjesën veriore

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...