Thaçi lavdëron vizitën e vet në Turqi

29 Dhjetor 2016 - 21:56      

Presidenti i vendit, sot, përmes një postimi në facebook, ka shkruar për qëndrimin vet në Turqi dhe ka lavdëruar marrëdhëniet e Kosovës me këtë vend, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim strategjik në të gjitha fushat.

Thaçi ka shkruar:

Në Ankara u prita me nderimet më të larta shtetërore, por edhe me ngrohtësi miqësore. Kosova dhe Turqia kanë ndërtuar bashkëpunim strategjik që shtrihet në të gjithë sektorët, nga diplomacia deri në siguri, si dhe në kulturë e arsim. Kjo u konfirmua sot në takimet që pata me presidentin Erdoğan, me kryeministrin Yıldırım dhe me kryetarin e Parlamentit, Kahraman.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...