Qeveria konfirmon dorëheqjen e ministres Jevtiq

29 Dhjetor 2016 - 21:34      

Burimet brenda Qeverisë së Kosovës kanë thënë për portalin Koha.net se ministrja e MAPL-së, Mirijana Jevtiq ka dhënë dorëheqje nga posti i saj.

Për dorëheqje ajo sot e njoftuar kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa. Informatën për dorëheqje e ka konfirmuar edhe kryetari i Listës serbe Slavko Simiq.

"Mirijana Jevtiq rreth mesditës e ka njoftuar kryeministrin Mustafa se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal e për dorëheqje të Jevtiqit kryeministrin e ka njoftuar edhe Lista Srpska” ka thënë Simiq.

Funksionin e ministres Jevtiq e ka ushtruar nga 16 dhjetori pasi kryeministri Mustafa e kishte shkarkuar ministrin Lubomir Mariq. Shkarkimin e Jevtiqit dhe kthimin e Mariqit në post e kishte kërkuar Qeveria e Serbisë pas takimit me përfaqësues të Listës serbe në fillim javë në Beograd.

Kryeministri Mustafa ka thënë se Mariq nuk do të kthehet në postin e ministrit. Lista serbe dje e ka ripezulluar pjesëmarrjen në institucionet e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...