29 Dhjetor 2016 - 20:48
Haradinaj theksoi se Mali i Zi është dakord ta bëj korrigjimin e kufijve.
“E takova ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi, i tregova që duam fqinjës mirë me ta. Zgjidhja është me kërkuar prej Malit të Zi që të korrigjohet gabimi”, ka thënë ai.
“Mali i Zi nuk e ka qëllim me marrë territor dhe është i gatshëm për korrigjim. Këta kanë edhe deputetë të vetë të cilët e dinë se nuk është mirë”.
Tutje Haradinaj ka thënë se SHBA-të janë për përmbyllje të marrëveshjes dhe nuk është se pajtohen domosdo me këtë version të marrëveshjes.
“Derisa nuk ka ndonjë rezultat tjetër, derisa nuk ka ndonjë komision tjetër, ata nuk e kontestojnë pasi ata janë për përmbylljen e marrëveshjes, një përmbyllje të marrëveshjes së hapur mirëpo unë i kam thënë që ne e kemi problem dhe ju lutem na ndihmon që të korrigjohet”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj theksoi se është për marrëveshje me Malin e Zi dhe i vjen keq që ka shkuar kaq shumë kohë pa e bërë atë.
“Unë e dua marrëveshjen me Malin e Zi dhe më vjen keq që ka shkuar kaq shumë kohë me një marrëveshje të gabuar. Më vjen keq që po humbim kohë”, përfundoi ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...