29 Dhjetor 2016 - 20:22
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se kanë bërë hulumtime të thella dhe cdo matje që është bërë në Kosovë.
“E kemi përcjell për cdo matje që është bërë për gjendjen në Kosovë, hulumtimet e brendshme, organizatat që bëjnë hulumtime e deri te raporti i progresit, i cili nuk e jep këtë gjendje fare të lehtë”, ka thënë ai.
Grupi punues ka hartuar një plan në secilën fushë, prej ekonomisë, arsimit e shëndetësisë.
Sipas tij, arsimin e shkatërroj ndikimi i klasës politike.
Haradinaj theksoi se nuk do të shkoj gjatë deri në zgjedhje.
“Çështja e zgjedhjeve është çështje reale. Nuk mendoj që do të shkoj gjatë. Zgjedhjet janë të shëndetshme për vend, duke qenë që Kosovë ka ngecje në rend dhe ligj, gjendjen në shëndetësi e arsim, atëherë zgjedhjet janë të shëndetshme”, ka thënë Haradinaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...