As riparohet koronorografi i vjetër, as sillet i riu [video]

29 Dhjetor 2016 - 19:30      

Përveç që nuk u riparua koronarografi i vjetër, Ministria e Shëndetësisë nuk do të sjellë të riun, i cili parashihej me projektin për modernizim të Kardiologjisë, raporton KTV.

Premtimet e tij, ministri i Shëndetësisë mbeti pa i realizuar, por krejt përgjegjësinë nuk e merr për vete. Imet Rrahmani thotë se u vonuan procedurat për rinovimin e hapësirave.
Mosrealizimin e zotimeve të Rrahmanit po e kritikojnë deputetë të pushtetit dhe opozitës.

Thonë se për shkak të neglizhencës së institucioneve, po pësojnë qytetarët.
Ministria e Shëndetësisë ka shpenzuar mijëra euro, të cilat kanë përfunduar në llogari të spitaleve private brenda dhe jashtë shtetit, për shkak se sistemi publik nuk arrin të ofrojë shërbimet e nevojshme.

Edhe projekti që pritej të ngritë kapacitetet e klinikës ku trajtohen sëmundjet e zemrës nuk u finalizua brenda vitit, pikërisht për shkak të dilemave që kishin deputetët rreth vlerës së shtuar prej 500 mijë eurosh, e cila nuk mori dritën jeshile, për shkak se Ministria nuk arriti ta arsyetojë atë.


As riparohet koronorografi i vjetër, as sillet... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...