Nga e shtuna vozitet nëpër një pjesë të autostradës “Arbër Xhaferi” [video]

29 Dhjetor 2016 - 19:25      

Në ditën e fundit të këtij viti, kosovarët mund të shfrytëzojnë një pjesë të autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila pas shumë pritjesh do të lëshohet për qarkullim, raporton KTV.

Ministri i këtij resori, Lutfi Zharku ka pranuar se ka kohë që ky segment është kryer, por është shtyrë për shkak të bisedave rreth buxhetit që do të paguhet për ndërtimin e kësaj autostrade.

Në konferencën e fundvitit, Zharku ka bërë të ditur se nga 199 milionë euro sa e kishin buxhetin këtë vit, 148 milionë euro prej tyre kanë shkuar në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Zharku ka garantuar se pavarësisht përpjekjeve, Serbia nuk do të marrë kontrollin e hapësirës ajrore të vendit, për të cilën teknikisht janë të përgatitur, por që duhet bindur NATO.
Vitin e ardhshëm Zharku ka thënë se do të nisë ndërtimi i autostradës 47-kilometërshe Prishtinë-Gjilan-Konçul, ashtu siç mund të pritet të nisë edhe ndërtimi i autostradës Ibrahim Rugova nga Besian në Merdare.

Zharku ka deklaruar se janë bërë shumë investime në rrugë nacionale dhe ato komunale, ndërkaq me ndryshimin e rregullave të trafikut është ulur numri i aksidenteve me fatalitet.


Nga e shtuna vozitet nëpër një pjesë të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...