Raport i KTV-së për betimin e kryetarit të Drenasit [video]

29 Dhjetor 2016 - 19:21      

Kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka bërë betimin para asamblistëve komunalë, pasi ai e fitoi garën për kryetar të kësaj komune.

Përveç asamblistëve, të pranishëm në ceremoni ishin edhe familjarët e tij dhe qytetarë të shumtë të Drenasit.
Para tyre, Lladrovci është zotuar se do t’i përmbushë premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore.

Lladrovci ka thënë se është i bindur se e pret shumë punë për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Deri dje kundërshtarët e tij për postin e të parit të komunës kanë thënë se do ta përkrahin kryetarin Lladrovci në mandatin e tij.

Pas ceremonisë, Lladrovci me bashkëpunëtorë ka zhvilluar edhe aktivitete të tjera.
Lladrovci u zgjodh kryetar i Drenasit tek në rundin e dytë të zgjedhjeve, duke mposhtur në balotazh Isa Xhemajlajn nga Nisma për Kosovën dhe do të jetë në krye të komunës vetëm deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm.


Raport i KTV-së për betimin e kryetarit të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...